Pesë Parimet këndohen gjatë Puxhës në gjuhën Pali dhe pastaj recitohen në gjuhën nënë në formën pozitive të tyre, si më poshtë:
Pesë Parimet
Panatipata veramani sikapadam samadijami
Adinadana veramani sikapadam samadijami
Kamesu miçaçara veramani sikapadam samadijami
Musavada veramani sikapadam samadijami
Surameraja maxha pamadatana veramani sikapadam samadijami Sadu sadu sadu
Përkthimi
Unë zotohem të evitoj marrjen e jetës.
Unë zotohem të evitoj marrjen e asaj që nuk më është dhënë.
Unë zotohem të evitoj sjelljen e pahijshme seksuale.
Unë zotohem të evitoj të folurin e rremë.
Unë zotohem të evitoj përdorimin e substancave intoksikuese.
Bravo, bravo, bravo
Pesë Parimet Pozitive
Me vepra dashamirësie, unë pastroj trupin tim.
Me zemërgjerësi duar hapur, unë pastroj trupin tim.
Me qetësi, thjeshtësi dhe kënaqësi, unë pastroj trupin tim.
Me komunikim të vërtetë, unë pastroj të folurën time.
Me vëmendshmëri të qartë dhe rrezatuese,
unë pastroj mendjen time.