Një Puxha për Amitabha-n
Adhurim
Për Amitabha-n,
I cili me mençurinë e tij dalluese
Sheh veçantinë
E çdo fenomeni,
Unë bëj oferta me larmi të pafund.
Të ofroj lule
Të kuqe zjarri, të kuqe verniku dhe të kuqe të ndezura,
Sepse çdo nuancë e hollë
Është e shenjtë për ty.
Të ofroj temjan
Të drurit të sandalit, jaseminit dhe trëndafilit,
Sepse çdo aromë e hollë
Është e shenjtë për ty.
Të ofroj ushqim
Me erëza, të kripur dhe të ëmbël
Sepse çdo shije e hollë
Është e shenjtë për ty.
Të ofroj veshje
Të lëmuara dhe të buta si mëndafsh
Sepse prekja e çdo teksture
Është e shenjtë për ty.
Të ofroj muzikë
Me akorde, daulle e zë,
Sepse çdo notë
Është e shenjtë për ty.
Ofrroj këto dhurata
Me përkushtim të madh
Në emër të të gjitha qenieve që jetojnë:
Njerëz dhe fantazma të uritura,
Kafshë dhe titanë,
Qenie të ferrit dhe perëndi,
Sepse secili prej tyre
Është i shenjtë për ty.
Homazh
Budës së Pafund, Dritës së Pamatshme
I ofroj homazhin dhe respektin më të thellë.
Diellit rrjedhës të Mësimeve të tua
I ofroj homazhin dhe respektin më të thellë.
Të gjithë ngrohtësisë dhe bukurisë së Sanghës
I ofroj homazhin dhe respektin më të thellë.
TË MARËSH STREHIM
Ty, o Mbret i Lotusit,
Tetë petalet e zemrës tënde
Të hapura përgjithmonë,
HRIH-ja në qendër të saj
Që rrezaton dritë të pafund,
Tek Amitabha
Unë gjithmonë kërkoj strehë.
Mbreti i rubinëve,
Përmes alkimisë së dashurisë tënde
Ti e shndërron lamkinë në kënaqësi,
Përmbushjen përfundimtare të çdo dëshire.
Tani e kuptoj
Se i gjithë mallëngjimi im
Ishte për gjendjen tënde të pavdekshme,
Tek Amitabha
Unë gjithmonë kërkoj strehë.
Rrëfimi i Gabimeve
Zoti i Dhembshurisë së Madhe,
Duke kërkuar strehë tek ti,
I larë në dritën tënde të kuqe të ngrohtë,
Bëhem i vetëdijshëm
Për të gjitha të metat dhe dështimet e mia,
Për një të kaluar të mbushur
Me lakmi, antipati dhe iluzion.
Duke parë pas në jetën time,
Shoh që shumë shpesh
Nuk më interesonte
Nuk dhashë
Nuk u përpoqa
Nuk ndihmova
Nuk thashë
Nuk desha
Nuk fala
Nuk ndjeva për të tjerët
Nuk mendova për pasojat.
Shumë shpesh
Pa e pasur qëllim
Isha pjesë e forcave të Marës.
Të lutem më mbro
Dhe më ndihmo,
Që të gjitha negativitetet e mia
Të bien si lule në këmbët e tua.
Duke ditur se ti gjithmonë do më duash gjithësesi,
Le ta gjej unë forcën në zemrën time
Të fal veten;
Le ta gjej unë forcën në zemrën time
Të pajtohem
Me ata që kam lënduar
Ose që kam lënë pa kujdes;
Le ta gjej unë forcën në zemrën time
Të zhytjem në flakët
E dhembshurisë.
Dhe nga hiri i dështimeve të mia,
Le të rilind unë
Në krahë drite.
GËZIMI I MERITAVE
Mbreti i luleve,
Gëzohem për zemrën tënde të butë,
Që kujdeset për të gjitha qeniet,
Duke na përqafuar të gjithëve
Si lule lotus të pafundme.
Gëzohem për ato lule lotus
Që përpiqen të dalin nga balta,
Të thirrura për një fat të panjohur.
Gëzohem për ato lule lotus
Që ngrihen përmes ujit,
Të tërhequra nga shkëlqimet e shtrembëruara të lirisë.
Gëzohem për ato lule lotus
Që kanë arritur dritën,
Duke hapur petalet e tyre
Në ngrohtësinë e dashurisë tënde.
LUTJE DHE PËRGJËRIM
Mbreti i dashamirësisë,
Të lutem, më shpëto.
Lakmia ime më mban në shtrëngim mbytës.
Jam lodhur nga kapja dhe përvetësimi,
Lodhur nga ngjitja pas hijeve,
Lodhur nga ngjitja pas koncepteve,
Lodhur nga ngjitja pas zhgënjimit,
Lodhur nga ngjitja pas vuajtjes,
Lodhur nga ngjitja pas shkatërrimit
Të ekzistencës së përditshme.
Në dëshpërimin tim
Shtrydh jetën
Jashtë jetës sime.
Mbreti i pasionit pa ego,
Të lutem më mëso çfarë është vërtet lumturia.
Më mëso çfarë është vërtet dashuria.
Më mëso çfarë është vërtet jeta.
Të lutem më mëso
Të lakmoj vetëm lirinë.
Të lutem më mëso të besoj
Mësimet e Budës.
Të lutem më mëso
Të hap duart e mia të ngurta
Dhe të përqafoj botën.
Kërkesa për Rrezet e Bekimit
Duke vështruar me përkushtim të përqendruar
Formuloj dëshirën time:
Zot i Kuq i Perëndimit,
Të lutem më beko me rrezet e tua më të thella flakë të kuqe
Më prek me rrezet të tua diellore të dhembshurisë
Zgjo gjithë mençurinë time të fjetur.
HESHTJE
Betim i madh
Për të gjitha qeniet, këtu dhe kudo rreth e rrotull,
Në mirënjohje për Betimin e Amitabhës
Unë dedikoj trupin, të folurën dhe mendjen time,
Të gjitha veprimet, fjalët dhe mendimet e afta të ardhshme,
Për të realizuar në një Sferë të Dëlirë
Diellin e Përndritur
Të Dhembshurisë së Madhe.
