Darmapalam Gata
Vargjet që mbrojnë të Vërtetën
Të mos bësh keq; Të kultivosh të mirën; Të pastrosh mendjen; Ky është mësimi i Budave.
Kryej një jetë të drejtë, Jo një që është e korruptuar. Të drejtët, jetojnë të lumtur, Edhe në këtë botë edhe në tjetrën.
Ai nuk është i përgatitur në Darma që vetëm fletë shumë. Ai që dëgjon veç pak (nga Mësimi) por sheh të Vërtetën dhe e vë mirë në veprim, Ai është quajtur me të vërtetë 'një që është i përgatitur në Darma'.
Nuk ka shpëtim tjetër përveç të Përndriturit, Shpëtim i madh, është ky për mua. Oh nga virtyti i kësaj të vërtete, Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore!
Nuk ka shpëtim tjetër përveç të Vërtetës, Shpëtim i madh, është ky për mua. Oh nga virtyti i kësaj të vërtete, Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore!
Nuk ka shpëtim tjetër përveç Urdhërit, Shpëtim i madh, është ky për mua. Oh nga virtyti i kësaj të vërtete, Le të ketë plotë mirësi, dhe fitore! Homazh Budës! Homazh Darmës! Homazh Sangës!
