
Çfarë është Budizmi?
Budizmi është një udhë e praktikës shpirtërore që është e hapur për të gjithë. Është një traditë e lashtë, me një mesazh të fuqishëm për botën e sotme.
Për Budistët, Buda e kuptoi thelbin e mendjeve tona dhe mënyrën se si ato krijojnë lumturi ose vuajtje. Në këtë mënyrë, ai mishëron urtësinë dhe dhembshurinë. Ai nuk është një zot; ai ishte një qenie njerëzore që jetoi 2,500 vjet më parë dhe mësoi një rrugë që çon drejt Zgjimit ose Ndriçimit.
“Përvojat paraprihen nga mendja, udhëhiqen nga mendja, dhe prodhohen nga mendja. Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mendje të pastër, lumturia e ndjek atë si një hije që nuk niset (largohet apo ndahet) kurrë.” – Buda, Darmapada
Udha Budiste fillon me përvojën tonë tani dhe përfshin besimin në mundësinë për të shkuar përtej kufijve tanë aktualë. Darma është një tjetër fjalë e rëndësishme për Budistët. Do të thotë gjithçka që përbën udhën dhe kuptimin e thellë të jetës që ajo bën të mundur.
Udha është diçka që ne ndjekim së bashku me të tjerët, jo si një individ i izoluar, dhe komuniteti që krijojmë duke e bërë atë quhet Sangha.